Katica Janeveva në paraburgim, prokuroria e njofton këshillin e prokurorëve
Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion...

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion zyrtarisht i ka dorëzuar Këshillit të prokurorëve raport për aktivitet dhe veprimet e ndërrmara në rastin"Zhvatja". Tani i takon Këshillitë të prokurorëve të thirrë sencë që të diskutojë rreth statusit të Janevës dhe të marrë vendim nëse do të inicojë procedurën në Kuvend për shkarkimin e sajë.
Këshilli gjithashtu duhet të vendosë nëse do të emërojë ushtrues detyre në vendin e Janevës apo do të lë atë ta dakordojnë partitë më të mëdha që e kishin zgjedhur të njejtën siç ka theksuar Kryetari i Komisonit për zgjedhje dhe emerimë Ilija Dimovski.
Mandati i Janevës përfundon më 15 shtator.
Stefanova, PSP në gjendje tejet të vështirë
Ndërkohë kolegeja e Katica Janevës, Lile Stefanova ka deklaruar se Prokuroria speciale aktualisht është në gjendjen më të vështirë të mundshme që nga themelimi i sajë, andaj apeloi te politikanët që sa më shpejtë të miratojnë Ligjin për prokurorinë publike me qëllim të mos i lihet hapësirë krimit.
“PSP në këtë moment ndodhet në njërën nga gjendjet më të vështira që i ka pasur nga themelimi i sajë e deri më tani. Për këtë arsye apeloj politikanët ,të gjithë vepruesit në vend të miratojnë Ligjin për prokurorinë publike që të mos kemi ndërprerje të procedurave ,jo vetëm atyre që janë në gjykatë ,por ne kemi edhe hetime serioze.Me mos miratimin e ligjit dhe mos pasjen e autorizimeve I lëmë hapsirë të madhe krimit” – tha Prokurorja Speciale, Lile Stefanova.
E pyetur se si është ndjenja të punosh në institucion ku shefi është i dyshuar për krim. Stefanova me përgjigje: “Shefja është e dyshuar për krim para dy ditëve.Unë dua të them se sot shoh pastrim të krimit dhe duhet të jemi krenarë me atë, nëse e kami pasur shef,kolege apo mik aspak nuk është me rëndësi. Unë asnjëhërë as që iu kam afruar Janevës,nga fillimi jam distancuar.Unë as nuk e shoh vetën e as që kam ndërmend të konkuroj për Shefe të PSP-së” .
Stefanova gjithashtu potencoi se mosmiratimi i Ligjit për prokurorinë publike e pengon atë të vazhdojë hetimin në rastin "Perandoiria" ku i dyshuar është Orce Kamçev. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
