DAP kontroll personave fizikë dhe juridik, kërkohet lidhja e tyre me rastin “Zhvatje”

23.08.2019 17:00

Personat juridik të ndërlidhur me Bojan Jovanovskin të dyshuarin e parë në rastin "Zhvatja"....

Personat juridik të ndërlidhur me Bojan Jovanovskin të dyshuarin e parë në rastin "Zhvatja", janë nën vëzhgimin e drejtorisë për të Ardhura Publike.

Nga DAP-i informojnë se ispektorët tatimor veçmë i kanë paraqitur urdhëresat për kontrolle në BMJ Media Group dhe 1TV, kurse do të kontrollohene edhe obligacionet tjera me të cilat këto kompani kanë pasur marrëdhënie pune.

Urdhëresa për personin e autorizuar për ruajtje të shoqërisë civile dhe kategorive sociale “Aleanca Ndrëkombëtare –Shkup”, Bojan Jovanovskit i është dorëzuar në burgun e “Shutkës”.

Paraprakisht DAP me letër i është drejtuar Gjykatës Penale në Shkup, për të marrur leje për dorëzim për të dyshuarin e parë të rastit Zhvatja, pas çka Gjykata ka dhënë pëlqim.

Nga DAP thon se personat fizikë do të kontrollohen në bazë të të ardhurave të realizuara dhe në bazë të Ligjit për tatim personal, ndërsa tatimpaguesit tjerë, përmes TVSH-së, faturave, marrëdhënieve biznesi. Pas këtij aksioni, nëse konstatohet se ka pasur fshehje tatimi, DAP-i do të fillojë procedurë për prejardhjen e pasurisë.

Nga prokuroria publike kanë informuar se po zbatohet procedurë hetimore edhe për veprën penale “larje e parash”. (Ersan Pajaziti, TVM2)