Bekteshi, letër kolegut të tij kosovar Shala

23.08.2019 17:39

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i është drejtuar me anë të një letre kolegut kosovar, Endrit Shala....

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i është drejtuar me anë të një letre kolegut kosovar, Endrit Shala në të cilën shpreh pritshmëri që gjatë këtyre ditëve Kosova ta tërheqë Vendimin për ndalesë për eksport të patateve dhe mjaltit, e vendosur para një jave si përgjigje ndaj ndalesës nga ana e Maqedonisë së Veriut për import të ikrës dhe rasadit të peshkut.                                                                                                                    

Në letër, që e publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, Bekteshi tha se Maqedonia e Veriut, mund të lejojë import të rasatit të peshkut dhe ikrës, nëse autoritetet kosovare i japin të gjitha garancat e nevojshme dhe nëse grupet e punës konfirmojnë se janë vendosur programe për mbikëqyrje aktive dhe pasive siç duhet. “Pas ndalesës së Republika e Maqedonisë së Veriut e imponoi ndaj të gjitha vendeve, përfshirë edhe Republikën e Kosovës, të cilat nuk kanë monitoring për shkak të eksportit të kafshëve nga akuakultura, si masë e paraparë nga parimet e vendosura ndërkombëtare për parandalim të përhapjes së sëmundjeve të akuakulturës, Agjencia për veterinari dhe ushqim e Republikës së Kosovës duhet të sigurojë dëshmi për vendosjen e tyre. Njëherit të zbatojë program adekuat për mbikëqyrje aktive dhe pasive ndaj akuakulturës, si dhe se ata kryejnë analizë laboratorike për sëmundjet e kërkuara tek kafshët nga akuakultura”, thekson Bekteshi në letër.

Në rast se organet kompetente të Republikës së Kosovës i sigurojnë të gjitha garancat e nevojshme, ndërsa rezltatet e grupit të punës konfirmojnë se janë vendosur programe për mbikëqyrje aktive dhe pasive të akuakulturës dhe po zbatohen në mënyrë adekuate, qëndron në letër, AUV e Maqedonisë së Veriut mund të lejojë eksport nga ndërmarrja gjegjëse për akuakulturë, e cila ka të drejtë të eksportojë kafshë nga akuakultura në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Por raporti i Kosovës me garancitë e nevojshme për monitorimin shëndetësor të produkteve të peshkut nuk ka arritur ende në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Shkup.