Gjermani, ratifikohet protokolli i anëtarësimit në NATO
23.08.2019 17:46
Gjermania përfundoi procedurën e ratifikimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO....

Gjermania përfundoi procedurën e ratifikimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Këtë e bëri të ditur ambasada gjermane në Shkup, e cila bën të ditur se zëvendës ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në SHBA, dje e dorëzoi dokumentin zyrtar për ratifikimin e protokollit për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë Veriore në NATO.
“Me këtë, në Gjermani procedura e ratifikimit për inkuadrimin e Maqedonisë Veriore në NATO ka përfunduar”, qëndron në kumtesën e sotme të Ambasadës gjermane në Shkup.
