Sportet e Tjera
Oscar Pistorius shpallet fajtor, rrezikon 15 vite burg
12.09.2014 15:58
Oscar Pistorius është shpallur sot fajtor për akuzën e vrasjes pa paramendim në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretoria...

Sipas ligjeve të vendit afrikan ai rrezikon maksimumi 15 vjet heqje lirie, ndërkohë që trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin përfundimtar për masën e dënimit.
Gjatë së enjtes ai ishte liruar nga akuza e vrasjes me paramendim.
Sot u shpall i pafajshëm për akuzën e armëmbajtjes dhe municioneve pa leje, si dhe gjykata e gjeti fajtor për një incident me armë zjarri ashtë një restoranti në Johanesburg në 2012.
Ish-atleti olimpik dhe para-olimpik po gjykohet prej marsit të këtij viti për vrasjen e partneres së tij Riva Stinkamp, ngjarje e ndodhur në 14 shkurt të 2013 në banesën e çiftit në periferi të Pretorias.