Zjarret në Amazon, Brazili nuk ka resurse të mjaftueshme për shuarje
Brazili nuk ka resurse të mjaftueshme për të luftuar me zjarret në Amazon....

Brazili nuk ka resurse të mjaftueshme për të luftuar me zjarret në Amazon, pyjet e shiut më të mëdha në botë.
Sipas lajmit të mediave të Brazilit, Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka njoftuar se vendi i tij nuk ka resurse të mjaftueshme për të luftuar me zjarret në Amazon. “Amazona është më e madhe se Evropa. Si do të luftoni me zjarret e pyjeve që dalin nga një rajon i këtillë?, u pyet Bolsonaro, i cili u përgjigj duke thënë “Nuk kemi resurse për këtë”. Presidenti djathtist ekstrem Bolsonaro, javën e kaluar kishte theksuar se vendi i tij nuk ka nevojë për para, pasi Norvegjia dhe Gjermania kishin vendosur që të ndërprejnë fondet e siguruara në kuadër të projekteve të qëndrueshmërisë së pyjeve në Brazil. Ndërkohë edhe Paraguaji dhe Bolivia kishin nisur të ndërhyjnë në zjarret që morën nën ndikim Amazonin. Nga zjarret në Bolivi u shndërrua në hi 500 mijë hektarë pyll. Në Brazil zjarret pyjore janë rritur për 83 për qind brenda një viti Instituti Kombëtar Brazilian për Hulumtime në Hapësirë theksoi se brenda një viti 72 mijë zjarre pyjore kanë ndodhur në pyjet më të mëdha në botë. Presidenti Bolsonaro tha se ka mundësi që organizatat joqeveritare mjedisore të jenë shkaktar të zjarreve pyjore.
“Ka mundësi që organizatat joqeveritare mjedisore të jenë të përfshira në një krim për të tërhequr vëmendjen e publikut, sepse ata janë kundër meje dhe qeverisë. Unë nuk e konfirmoj këtë, por është e mundur”, tha Bolsonaro.
