Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24.08.2019 12:04

Moti paradite në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare...

Moti paradite në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare, ndërsa pasdite do të ketë rritje të vranësirave, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe veriore, ku do të ketë kushte për vranësira të paqëndrueshme të ndjekura me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar.  
 
Temperatura e mëngjesit do të ulet midis 13 dhe 21 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 30 deri në 38 gradë. Indeksi UV do të arrijë 8.
 
Në Shkupi moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje të vogla të shiut ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 35 gradë celsius.
 
Prej ditës së nesërme deri të martën gjatë orëve të pasdites do të rriten kushtet për reshje të shiut të përcjellja me erë dhe stuhi.