Maqedoni
Afrohet caktimi i fatit europian të vendit, Sinani: Pa zgjidhur krimin, s’hapen bisedimet
24.08.2019 12:31
Më pak se dy muaj e ndajnë Maqedoninë e Veriut nga vendimi I BE-së për marrjen ose jo të datës për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në Union...

Në tetor pritet të caktohet fati europian i vendit. Pas heshtjes së shkurtër, pasi vendin e tronditi skandali I ‘Zhvatjes’, pushteti fton gjyqësorin të zbardh sa më shpejtë rastin që të kthehet besimi në institucionet dhe në sundimin e ligjit, pasi janë të vetëdijshëm se rasti “Zhavtja” paraqet test për vendin në marrjen e datës për bisedime. Analisti politik Arsim Sinani vlerëson si të vështirë mundësinë për marrje të datës, nëse vendi nuk zgjidh krimin dhe korrupsionin.
“Bashkimi Europian nuk do të lejojë një shtet I cili është I kapur, të bëhet pjesë e tij, të futet në gjirin e saj. Poashtu mendoj se ka shumë rrugë për tu hap këto negociata për shkak se pas Marrëveshjes së Prespës mendoj se tani ajo çfarë është më e vështirë do të jetë luftimi I krimit korrupsionit, kriminalitetit, kapjes së institucioneve të shtetit dhe mendoj se me këtë Maqedonia e Veriut do të ballafaqohet në të ardhmen dhe kuptohet pa u zgjidh këto probleme as që mund të mendohet për hapje të negociatave dhe as që pres se do të hapen këto negociata aderuese”, tha analisti Arsim Sinani.
Nga përplasjet ditore nuk janë kursyes as partitë politike maqedonase LSDM-VMRO, duke plasuar variantet e tyre për skenaret e zhvatjes. VMRO konsideron si jo kompetente pushtetin aktual në drejtimin e shtetit duke kërkuar edhe më tej zgjedhje të parakohshme. Analisti Sinani thotë se zgjedhjet janë të mundura por që fillimisht duhet të kalojë periudha e trajtimit të krimit, korrupsionit dhe çlirimin e shtetit të kapur.
MERALE ISMAILI
