Botë

Zjarret në Amazonë, Bolsarano lëshon PE,ushtria në luftë me flakët

24.08.2019 12:54

Vazhdon numri rekord i zjarreve në pyjet e shiut në Amazonë, një burim i rëndësishëm oksigjeni për botën...

Grupet ambjentaliste thonë se zjarret janë të lidhura me politikat e Jair Bolsonaros, akuzë kjo që ky i fundit e mohon akuzat.
 
Megjithatë, paralajmërimet nga Franca dhe Irlanda se nuk do të ratifikojnë një marrëveshje të madhe tregtare me vendet amerikano jugore nëse Brazili nuk bën më shumë për të luftuar zjarret në Amazonë, dhe akuzat se presidenti ka  gënjyer për qëndrimin e tij mbi ndryshimet e klimës, kanë detyruar Bolsonaron të  angazhojë ushtrinë në luftë me flakët. 
 
Sidoqoftë, ai akuzoi presidentim francez Macron se po përziehej për përfitime politike dhe më herët tha se diskutimi për zjarret në samitin e G7, në të cilin Brazili nuk merr pjesë, tregon një mendësi kolonialiste. Në urdhërin e lëshuar thuhet se ishtria do të vendoset në disa zona, kryesisht në tokat indigjene dhe zonat kufitare në rajon.
 
Amazona është quajtur ‘mushkëria e botës’ sepse prodhon 20% të oksigjenit në botë dhe ngadalëson ritmin e ngrohjes globale. Ajo është gjithashtu shtëpi për rreth tre milion lloje të bimëve dhe kafshëve, dhe një milion njerëz indigjenë.