Maqedoni

Të ardhurat nga pagesat rrugore rritje prej 3.9% në krahasim me 2018-n

24.08.2019 13:34

23.5 milion euro shteti ka mbledhur nga pikëpagesat nëpër autostrada...

Kjo shifër është për 3.97% më shumë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Nga ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” thonë se janë të kënaqur me fitim e realizuar dhe presim që profiti të shtohet më tej në gjysmën e dytë të vitit.  
 
 “Të gjithë 10 pikëpagesat këtë vit kanë realizuar rritje të profitit në krahasim me vitin e kaluar, por sipas të ardhurave të realizuara, udhëheq pikëpagesa në Ramanli (198.560.050 denarë), pikëpagesa në Sopot (171.585.190 denarë) dhe ajo në Otovica (166.035.843 denarë). Presim që viti 2019 të jetë një vit rekord në realizimin e fitimit që nga ekzistenca 32-vjeçare e pikëpagesave”, thonë nga ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”.
 
Në këtë statistikë janë të përfshirë për here të parë edhe të ardhurat nga shitja e pajisjeve elektronike dhe rimbushja e tyre. Nga Rrugët Shtetërore shprehen të kënaqur me funksionimin e sistemit të ri të pagesës elektronike nëpër pikëpagesa. 
 
Pagesa elektronike nga muaji i kaluar është i qas’shëm në stacionet pagesore në Koridorin 10 edhe atë në Ramanli, Petrovec, Sopot, Otovicë dhe Gradsko Nga lëshimi i pagesës elektronike në patarina para një muaji janë shitur 6.735 kartela. Nga shitja e pajisjeve është realizuar profit prej 3.206.800 denarë, kurse nga mbushjet 21.107.315 denarë. 
 
Në periudhën vijuese do të ndërtohen dy pikëpagesa të reja në autostradën Miladinovci - Shtip dhe një në autostradën Kërçovë-Ohër në ndërtim e sipër, dhe do të vendosen tarifa elektronike në pikëpagesat e Korridorit 8. Në rrjedhë është vlerësimi i ofertave për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm në tenderin për ndërtimin e pikëpagesave dhe pagesave elektronike. Sipas planeve, operatori duhet të zgjidhet deri në tetor, pas së cilës tarifat do të ndërtohen brenda një viti dhe do të vendosen faturimet elektronike.