Maqedoni
Aksident në autostradën Demit Kapi-Negotinë, një i vdekur, 12 emigrantë të lënduar
24.08.2019 13:49
Një emigrant 20 vjecar nga Bagladeshi ka vdekur, katër emigrantë janë lënduar rëndë, ndërsa tetë të tjerë më lehtë...

Një emigrant 20 vjecar nga Bagladeshi ka vdekur, katër emigrantë janë lënduar rëndë, ndërsa tetë të tjerë më lehtë, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në autostradën Demir Kapi-Negotinë, kur tre makina, me targa të Shkupit, Kavadarit dhe Serbisë, u përplasën me njëra tjetrën.
MPB njoftoi sot se pas aksidentit shoferi i automjetit “Volsfagen Fejton” me targa të Shkupit, që transportonte 13 emigrantë, 10 nga Pakistani dhe tre nga Bangladeshi, e ka braktisur vendin e ngjarjes. “4 të lënduarit më rëndë, janë transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa 8 nga emigrantëve të lënduar më lehtë, u është dhënë ndihmë në spitalin e Kavadarit”, sqarojnë nga MPB-ja. Policia po punon për ndriçimin e rastit. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dërguar për autopsi.
