Botë

Deti Mesdhe, 858 migrantë të vdekur gjatë këtij viti

24.08.2019 14:19

Teksa viti ende nuk ka mbaruar, shifrat e vdekjeve të emigrantëve edhe nëpër botë janë të larta megjithëse për fat të mirë...

Teksa viti ende nuk ka mbaruar, shifrat e vdekjeve të emigrantëve edhe nëpër botë janë të larta megjithëse për fat të mirë, shumë më të ulta se një vit më parë. 859 persona kanë vdekur në përpjekje për të siguruar një jetesë më të mirë përmes kalimit nga Afrika drejt vendeve te BE-së.
 
Kjo është shifra e regjistruar në vdekjet e emigranteve në Detin Mesdhe që nga 1 janari i 2019 e deri më tani.Vitin e kaluar për të njëjtën kohë ishin shënuar 1558 viktima në tentative e dëshpëruar për të shkuar në Perendim. Në vendet perëndimore përmes Mesdheut kanë hyrë ndërkohë 45 mijë e 505 migranteve, 30% më pak sesa e njëjta periudhë e një viti me parë , kur përmes detit në Europë kishin hyrë rreth 64 mijë e 836 migrante. Shumica e zbarkimeve të migranteve ka ndodhur në Greqi dhe Spanjë. Konkretisht në këto muaj në Greqi kanë zbarkuar 23 mijë e 193 migrante ndërsa në Spanjë 14 mijë e 680.Italia përmes politikave të saj shumë të forta kohet e fundit përmes ministrit Salvini ka pritur vetëm 4664 migrante.