Ekonomi

LSDM: Rezultate në ekonomi, më shumë para për qytetarët

24.08.2019 14:51

LSDM thotë se rritja ekonomike në kuartalin e parë të 2019, ka kaluar mbi 4 %...

LSDM thotë se rritja ekonomike  në kuartalin e parë të 2019, ka kaluar mbi 4 %. Kjo rritje ekonomike do të thotë më shumë para për qytetarët të cilët e ndjejnë ndryshimin thonë nga partia maqedonase në pushtet. Sipas deputetit Dime Velkovski, kompanitë po zhvillohen, prodhimi po rritet, stabiliteti ekonomik  dhe politikat e duhura në këtë drejtim po krijojnë kushte për realizimin e masave të shumta për kthimin e parave tek qytetarët. Përvec masave të marra aktualisht, nga LSDM paralajmërojnë një cikël të ri investimesh prej 5 miliardë eurosh me qëllim të përshpejtimit të rritjes dhe përparimit. 
 
“15% e TVSH-së, pra 500 milion euro në nivel vjetor, përfundojnë tek qytetarët. Deri tani janë skenuar mbi 11 milion fatura fiskale. Me masën për tarifë të lirë të energjisë, faturat janë ulur dhe 11.4 milion euro në nivel vjetor, u mbesin qytetarëve. Hoqëm taksën radiodifuzive, një përfitim prej 2 mijë denarësh në vit për çdo familje. Me masën “naftë e gjelbër” 55 mijë bujqve u kthehen mbi 200 milion denarë.  Ulja e TVSH-së për ngrohjen qëndrore, nga 18% në 5%, do të thotë kursim vjetor prej 2.600 denarësh për familje. Rrogat po rriten. Paga mesatare në maj 2017 ishte 22.889 denarë, në maj të këtij viti u bë 25.270 denarë pra një rritje prej  2.300 denarësh. Paga  më e ulët u rrit për 3500 denarë, aktulaisht ëhstë 12500 denarë. Pritet së shpejti një rritje e re. Nga shtatori rrisim për 5% rrogat në arsimin fillor,  të mesëm e të lartë. Ndihma sociale u rrit për 300%. Të gjitha këto masa sigurojnë më shumë para dhe standard më të lartë për jetë për qytetarët”, tha Dime Velkovski, deputet i LSDM-së.