Maqedoni

Rasti “Zhvatja”, PNKOK: Publikimi i dokumenteve nga hetimi, vepër penale

24.08.2019 15:56

Pas paraqitjes në portale të caktuara dhe rrjetet sociale të disa dokumente me dëshminë e biznesmenit Jordan Kamçev....

Pas paraqitjes në portale të caktuara dhe rrjetet sociale të disa dokumente me dëshminë e biznesmenit Jordan Kamçev të  dhënë në prokurori se si është shantazhuar nga Bojan Jovanovski në shtator të vitit 2018 deri në prill 2019, ka reaguar Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Nga kjo Prokurori thonë se publikimi i dokumenteve jolegale nga hetimet për rastin “Zhvatja”,  përveçse për sensacion momental, nuk kontribuojnë në realizimin e asnjë  qëllimi tjetër. 
 
“Prokuroria nuk do t’i komentojë informacionet e liferuara në publik, por thekson se zbulimi i informacioneve të besueshme nga ana e individëve të caktuar, paraqet rrezik dhe dëmton sistemin e përgjithshëm shoqëror dhe gjithashtu përbën  vepër penale. Me daljen e  dokumenteve të tilla, shkelet prezumimi i pafajësisë, rrezikohet jeta e personave të involvuar dhe vështirësohet vijimi i procedures. Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit,  njofton opinionin  se burime të tilla të papërgjeshme  të informacionit   dhe i mediave me qëllime të përkufizuara,  nuk do të ndikojnë  në përcaktimin e Prokurorisë  për të çuar  rastin deri në  përfundim të plotë. Për më tepër, prapa këtij rasti qëndron përkushtimi  dhe energjia  e zyrës së prokurorisë së përgjithshme që është  e vendosur të justifikojë emrin e saj  dhe t'i qëndrojë përballë korrupsionit",  thuhet në komunikatën e lëshuar nga PKNOK. 
 
Nga kjo Prokurori janë të prerë se do të ndërmarrin aktivitete për vërtetimin e fakteve se si këto dokumente kanë dalë në opinion dhe do të kërkojë përgjegjësi nga kryerësit.
 
SEMRA AJETI