Maqedoni

Aksionet anti–drogë, BDI: Shqetësuese lidhja e krimit me politikën

24.08.2019 16:31

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë përmes një kumtese në përpkrahje të aksioneve policore anti-drogë në Gostivar dhe Tetovë....

Nga BDI inkurajojnë  institucionet e rendit që të intensifikojnë edhe më tepër kontrollin ,  në veçanti në afërsi të shkollave, objekteve kulturore, fetare, etj. Integristët ftojnë organet e rendit për zero tolerancë dhe luftë pa kompromis ndaj bandave të drogës të cilat I cilësojnë si kancer i shoqërisë.
 
“BDI shpreh njëkohësisht shqetësim të thellë për lidhjet e ngushta dhe strehimin politik që iu mundësohet bandave të drogës nga parti politike, siç është rasti i të arrestuarit të fundit në Tetovë me mbi 20 kilogram drogë. Lidhja e politikës me botën e krimit është e papranueshme për ne dhe për qytetarët andaj edhe organet e rendit duhet që të marrin masa të menjëhershme për ta parandaluar dyzimin e krimit dhe partive politike”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
 
ASH: Cili inspektor shet drogë, pse hesht MPB?
 
Nga Aleanca për Shqiptarët ndërkohë  akuzojnë se MPB po fsheh identitetin e pronarit të veturës së kapur me lëndë narkotike brenda saj,  pasi i njejti sipas ASH-së,  është funksionar i  partisë shqiptare në pushtet. 
 
“Edhe pas më shumë se një javë, organet kompetente nuk japin sqarime se cilat masa ligjore janë ndërmarrë nga ana e kontrollit të brendshëm pranë MPB-së lidhur me rastin. Kush është inspektori,  vetura e të cilët është përdorur për transport dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe cilat masa janë ndërmarrë ndaj tij si pjesëtar i MPB-së?”, pyesin nga Aleanca për shqiptarët. 
 
SEMRA AJETI