Maqedoni
SASHK: Rrijte pagash 25 %, grevë më 2 shtator
24.08.2019 16:51
Viti I ri shkollor nuk do të fillojë më 2 shtator....

Viti I ri shkollor nuk do të fillojë më 2 shtator. Nga SASHK janë të prerë, në ditën e parë të shkollës do të mbahet grevë paralajmëruese. As takimi I së premtes me ministrin e arsiit, nuk arriti ta bëjë sindikatën e arsimit të ndryshojë mendje. Anëtarët e SASHK-ut nuk pajtohen me ngritjen e pagës prej 5% e të paralajmëruar nga MASH.
"Nëse deri më 1 shtator nuk përmbushen kërkesat tona, 2 shtatori kur duhet të fillon procesi edukativo-arsimor, këshilli i SASHK-ut në mbledhjen e tij të fundit vendosi që në këtë ditë të filloj me grevë paralajmëruese, që do të thotë se punonjësit e arsimit nuk do ti pranojnë nxënësit nëpër shkolla dhe nuk do të zhvillohet procesi edukativo-arsimor", theksoi Jakim Nedelkov.
Ademi: 5% në shtator, rritje të reja në vazhdim
Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, thotë se në të ardhmen si qeveri dhe ministri përkatëse do të angazhohen maksimalisht që pagat në arsim të rriten në vazhdimësi.
“Patëm takim me SASHK-un, kam marrur pjesë në një nga mbledhjet e tyre, ishin pjesëmarrës të gjithë përfaqësuesit e regjioneve që përfaqësojnë sindikatën, i kam njoftuar se në vitin 2018 ka patur ngritje të pagës mbi 5%, në shtator të 2019 do të kemi ngritje të pagës për 5%. Kontaktet që ne si ministri i kemi me kryeministrin Zaev na bëjnë që të besojmë se rritje tashme e pagës në periudhën e ardhshme do të ketë, për arsye se jemi maksimalisht të angazhuar që të përmirsojmë statusin e të gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.
SASHK-u nuk pajtohen me rritje të pagave nga 5 % në vazhdimësi por këkron që pagat si në arsimin fillor, atë të mesëm dhe universitar të rriten për 25%.
FATLUM AQIFI
