Maqedoni
Publikimi i dëshmisë së Kamçevit, Zaev: Manipulim serioz, do të padis gazetarin
24.08.2019 17:18
Pas publikimit të dokumenteve nga disa portale ku jepen detaje nga deklarata e biznesmenit Orce Kamcev nga procesverbali i prokurorisë...

Pas publikimit të dokumenteve nga disa portale ku jepen detaje nga deklarata e biznesmenit Orce Kamcev nga procesverbali i prokurorisë, në të cilën përmenden edhe emra të funksionarëve shtetërore përfshirë edhe kryministrin Zaev, ky I fundit ka hedhur posht çdo lloj lidhje rastin "Zhvatja" dhe të dyshuarit për këtë rast. Zaev thotë se lajmi I publikuar paraqet manipulim serioz . Paralajmëron se do të padisë për publikimin ilegal të dokumenteve për rastin "Zhvatja". Nga prokurorja Ruskovska kërkon të vërtetojë nëse dokumentet e dala nga PTHP janë të besueshme.
“I bëj thirrje prokurores publike të vërtetojë besueshmërinë e procerverbalit. Nuk është e vërtetë. Kam hedhur poshtë cdo lidhjejë me Bokin 13 të ndërlidhura me rastin Zhvatja. Është detyrim I prokurores të vërtetojë nëse ajo është thënë. Është publikuar vetëm një webfaqe ndërsa më pas është rimarë ai lajm. Nëse gazetarët manipulojnë, për këtë ka përgjegjësi. Ju bëj thirrje, Remeneskës, Sheqerinskës dhe Dimitrovit, që bashkë më mua të paraqesim padi që të vërtetohet gënjeshtra. Ruskovska të tregojë nëse janë të vërteta ose jo. Në këtë rast, unë si qytetar do ta padis gazetarin që e ka bërë këtë”, tha kryeministri Zoran Zaev.
VMRO-DPMNE: Oktapodi kriminel, më i madh nga sa duket
Padi ka paralajmëruar edhe minsitri i jashtëm Dimitrov i cili thotë se nuk do të lejojë preopaganda ta njollos në këtë rast, me të cilin ai thotë se nuk ka asnjë lidhje. Ndërkaq VMRO-DPMNE kërkon që prokuroria të marrë në pyetje të gjithë të përmendurit në deklaratën e të dëmtuarit në rastin " Zhvatja". Pas këtij publikimi, Prokuroria Publike nuk mund të parandalojë dhe pengojë hetimin dhe ta udhëheq atë në favor të Zoran Zaev, thonë nga VMRO-DPMNE.
“A ka gënjyer Zoran Zaev se është takuar me të dyshuarit e dytë dhe a ka paralajmëruar Zoran Zaev përmbaruesit të tërhiqen dhe të ndërprejnë komunikimin me familjen e të dëmtuarit? Sa para të marra në rastin Zhavtja në çantës Luise Viton kanë përfunduar tek Zaev? Oktapodi kriminel është më i madh nga që shihet, janë të përfshirë, politikan, prokurorë, gjykatës, avokat, të punësuar në TV-në e Bojan 13 dhe shumë të tjerë”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
LSDM: VMRO nuk do mundet t’i shpëtojë kriminelët
Nga LSDM kundërpërgjigjen. VMRO DPMNE nuk do tia dalë që përmes dezinformatave, të shpëtojë kriminelët në radhët e saj. LSDM këkron që institucionet kompetente të zbulojnë se si doli në media dëshmia e njërit nga të dyshuarit duke përkujtuar se kjo është vepër penale. Manjatët e krijuar nga regjiim I Gruevskit, pjesë e VMRO-së së Mickovskit, po bëjnë gjithcka që ta shkatërrojnë shtetin, të mos sillet ligj për Prokurorinë Themelore, të rrezikohen integrimet euroatlantike në mënyrë që të shpëtojnë nga përgjegjësia. Të gjithë ata që shkelën ligjin do të përgjigjen , janë të prerë nga LSDM.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
