Maqedoni
Rasti “Zhvatja”, Janevës i përkeqësohet gjendja shëndetësore
24.08.2019 17:58
Kryeprokurores special në dorëheqje Katica Janeva, e dyshuar për rastin Zhvatja, I është përkeqësuar gjendja shëndetësore....

Raportohet se ajo po merr antidepresivë për qetësim dhe se ka probleme me tensionin e gjakut. Raportohet se sot Janeva është kontrolluar nga mjekët e ndihmës së shpejtë sepse mjeku i burgut gjatë fundjavës nuk punon.
Probleme shëndetësore në vazhdimësi janë regjistruar edhe me të pandehurit e tjerë të rasteve të PSP-së. Disa nga të akuzuarit madje I kanë shpëtuar edhe paraburgimit duke u transferuar në burg shtëpiak pikërisht për shkak të problemeve me shëndetin sic ishte rasti me biznesmenin Sead Koçan.
