Maqedoni
VMRO-DPMNE: Vjedhin miliona euro, për qytetarët thërrime
24.08.2019 18:25
Nga VMRO DPMNE akuzojnë LSDM-në se në kohën kur për vete vjedhin miliona....

Nga VMRO DPMNE akuzojnë LSDM-në se në kohën kur për vete vjedhin miliona, qytetarët po i gënjejnë me thërime, e pensionistët me rritje pensionesh për 36 denarë. Nga VMRO akuzojnë edhe për manipulim të punonjësve të arsimit.
Njoftimet se pagat në arsim po rriten, janë një masë pupuliste me qëllim të defokusohet opionini nga problemet reale të qytetarëve, nga tenderët kriminelë, zhvatjet dhe keqpërdorimet që po bën kjo qeveri kriminele. Rritja e paralajmëruar e pagave në arsim prej 5%, vetëm ngjall revoltë marrë parasysh se institucionet arsimore nuk kanë asnjë kusht për punë. LSDM premtonte para se të vinte në pushtet, se nuk do të lejojë që asnjë arsimtar në vend të marrë rrogë më të ulët se mesatarja. Por gjithcka që premtuan, doli se ishte gënjeshtër thonë nga opozita maqedonase në kumtesën e tyre për mediat.
