Maqedoni

VMRO ashpërson retorikën, Hyseni: Veprim normal, dëshiron të fitojë zgjedhjet

25.08.2019 12:57

Ashpërsimin e retorikës së VMRO-DPMNE-së, dhe paralajmërimet e liderit të saj Hristijan Mickovski...

Ashpërsimin e retorikës së VMRO-DPMNE-së, dhe paralajmërimet e liderit të saj Hristijan Mickovski për bojkot eventual të insitucioneve dhe mbajtje të protestave masive, analisti politik Blerim Hyseni i konsideron si retorikë të natyrshme , e një subjekti opozitar I cili pretendon të del fitues në zgjedhjet e ardhëshme, sidomos  tani pas aferave korruptive  kur vendi dhe sistemi  i drejtësisë  duhet të dëshmojnë profesionalizëm në zbadhjen e shpejtë të rasteve. 
 
“VMRO-DPMNE-ja është e natyrshme si parti opozitare të ashpërsojë fjalorin e sajë në këto momente për shkak se ka premisat e saja, dhe vlerësimet se shumë shpejt në zgjedhjet e ardhëshme do të jetë fituese e zgjedhjeve, dhe kjo sikur I jepë një parapërgatitje këtij subjekti politik që ta pak edhe fjalorin politik në mënyrë që në zgjedhjet që do të mbasen të dalë triumfues. Sinjalet e qarta për një konstruktivitet të imponuar ndaj kësaj partie u panë gjatë vizitës së zyrtarit të lartë amerikan Riker, ku pas vizitës së tij, grupet punuese të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së rifilluan negociatat”, tha analisti politik Blerim Hyseni.
 
Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, Hyseni: Pas marrjes së datës dhe anëtarësimit në NATO
 
Sipas Hysenit thirrjet e vazhdueshme të VMRO-DPMNE-së, për shpërbërje të Parlamentit, dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme ,është hap i gabuar, marrë parasyshë faktin që edhe apelet nga ana e faktorit ndërkombëtar bazohen në nevojën që tani ka vendi, funksionimi I sistemit juridik si dhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Hyseni më tej shton se mbajtja e  zgjedhjeve do të ishte e mundur vetëm pasi vendi ti përmbyllë  dy proceset e shumpritura,  marrjen e dates  nga BE në fund të shtatorit si dhe përmbylljen e procesit të anëtarëimit të plotë të RMV-së në NATO në muajin dhjetor.  
 
“Jo vetëm LSDM, por këtë vlerësim e japin edhe faktori ndërkombëtar, dhe do të ishte jo serioze që Maqedonia tani të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke e ditur që ne presim tetorin që të marrim përgjigjen nga BE për datën e fillimit të negociatave. Kurse në dhjetor është vlerësuar se Maqedonia mund të bëhet anëtare e NATO-s, dhe vetëm pas rrumbullakësimit të dy proceseve Maqedonia mund të shkojë në zgjedhje. Kurse unë mendojë se periudha kur do të shkohet në zgjedhje, do të jetë pranvera e vitit të ardhëshëm”, tha Hyseni.
 
Hyseni  poashtu shton se retorika e opozitës qoftë ajo shqiptare apo e bllokut maqedonas në të ardhmen mund të ashpërohen edhe më shumë. Deri në shpalljen e zgjedhjeve pritet që dy partitë më të mëdha politike në vend LSDM dhe VMRO-DPMNE të përplasen ashpër në politikat e tyre ditore, duke dashur ta mbajnë qytetarin aktiv, e që më pas  e njejta t’ju shërbente si parapërgatitje për zgjedhje, kurdo që të mbahen ato.
 
FITIM KRYEZIU