Maqedoni

Reçica e Vogël pa shkollë fillore, nxënësit presin, institucionet 13 vite premtojnë

25.08.2019 14:04

Më shumë se 13 vite, nxënësit e Recicës së vogël presin që procesin arsimor të fillojnë në shkollën e shumë premtuar te ish tregu i kafshëve...

Më shumë se 13 vite,  nxënësit e Recicës së vogël presin që procesin arsimor të fillojnë në shkollën e shumë premtuar te ish tregu i kafshëve, por pamjet e kamerë sonë tregojnë të kundërt pas në vendin që duhet ndërtohet shkolla nuk është lëvizur as një gur. Banorët ndjehen të zhgënjyer nga premtimet e shumta që kanë bërë institucionet për ndërtimin e shkollës në Recicë të Vogël.
 
“Kemi shumë nevojë, prej lartë deri këtu shkojmë te Naim Frashëri, fëmijë të vegjël, të rritur të gjithë shkojnë atje, këtu ka nevojë shumë po se nuk bëhet s’kemi çka bëjmë. Kanë  premtuar dhe nuk e kanë mbajtur premtimin. Nuk kemi shpresë sikur të kishim deri më tani që do u bënte”...
 
“Është dashur edhe më herë shumë ka nevojë shumë herë na kanë premtuar por nuk po ndërtohet. Ne si lagje më shumë I dërgojmë të shkolla fillore Naim Frashëri, çdo herë një njeri është I obliguar të dërgoj fëmijët deri të shkolla. Si çdo herë ne kemi përsëri shpresë se do ndërtohet”, thanë banorët për TVM2.
 
Komuna e Tetovës: Projektin e kemi gati, presim financat nga qeveria
 
Nga komuna e Tetovës fajin për mos realizimin e projektit ja hedhin Ministrisë së Arsimit  dhe Qeveris. Sipas përgjegjësit për arsim pranë komunës së Tetovës, Ahmed Qazimi, obligimi që ka komuna I ka realizuar, mbetet që qeveria dhe ministria të investojë dhe të mbajnë premtimet e dhëna para banorëve të kësaj pjese.
 
“Projektin për ndërtimin  e shkollës,çdo gjë është e kryer është dhënë leja për ndërtimin projekti është I përgatitur është dërguar në instancat më të larta në ministrin e arsimit dhe Qeverinë, dhe komuna e Tetovës atë pjesë që i takon me ligj e ka të kryer.Nga ana tjetër investimet më të larta kapitale janë punë që realizohen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe të realizohen nga pushteti qendror dhe ne atje nuk kemi kompetenca si pushtet lokal. Sa I përket kësaj çështje unë nuk mund të them as gjë më shumë nga fjalët që I ka thënë kryeministri I shtetit dhe ministri për arsim dhe shkencë dhe ne jemi në pritje që sa më shpejtë të realizohet ajo çka është thënë nga ata”, tha Ahmed Qazimi, përgjegjës për arsimin në komunën e Tetovës.
 
Edhe këtë shtatorë nxënësit e Recicës së vogël, duhet të ecin më shumë se një kilometër për të ndjekur procesin e tyre arsimor në shkollat më të afërt atë të Naim Frashërit ose një pjesë tjetër në shkollën Përparimi në Recic të Madhe. Mbetet të shihet se cilin shtator do të fillojnë procesin arsimor nxënësit e Recic së Vogël, pikërisht në shkollën e premtuar shumë herë nga autoritet lokale dhe ato qendrore.
 
Ndërtimi I shkollës fillore në Reçicë të Vogël fitoi një donacion nga qeveria kineze, I cili donacion deri më sot nuk u pa në realitet. 
 
VISAR SADIKI