Maqedoni
Parandalimi i epidemive të mundshme, asnjë fëmijë në shkollë pa kartelë vaksinimi
25.08.2019 14:37
Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në vendin tonë ende mbi 8000 fëmijë nuk kanë pranuar vaksinën MRP....

Ministria e Arsimit po mbledh të dhëna për nxënësit e klasave të para që nuk janë vaksinuar. Nga MASH janë të prerë. Asnjë fëmijë nuk do të regjistrohet në shkollë nëse prindërit nuk dorëzojnë kartelën e vaksinave. Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor nga shtatori do të kontrollojë statutin vaksinal të gjithë nxënësve, jo vetëm të parashkollorëve. Me vendim të Qeverisë prej muajit maj, janë pranuar dokumentet e të gjithë fëmijëve që i plotësojnë kushtet që të shkojnë në shkollë, por janë regjistruar vetëm ata që kanë vërtetim se i kanë pranuar vaksinat e obligueshme.
Ministria e shëndetësisë druan se edhe përkundër faktit që numri i fëmijëve të prekur me fruth është ulur në mënyrë drastike në periudhën e fundit, megjithatë epidemia mund të zgjerohet prej 1 shtatorit kur fëmijët do të nisin të shkojnë në shkollë dhe çerdhe. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në tentim për të rritur shkallën e imunizimit te fëmijët, ka paralajmëruar masa edhe më rigoroze që do të ndihmojnë në zbatimin e vaksinimit obligativ. ende nuk dihet se cilat mud të jenë këto masa, megjithatë problematikë për autoritetet periudhën e kaluar, ishte edukimi i pamjaftueshëm i një pjese të punëtorëve shëndetësor për imunizimin, dhe jo rallë, ata që duhet të ishin promovues të vaksiniit, u kthyhen në propagandues të informimit joprofesional për imunizimin. kjo ëhtsë një problematikë me të cilën autoritetet shëndetësore duhet të merren seriozisht, për të bindur jo vetëm prindërit, por edhe punonjësit shëndetësorë, se vaksinimi ëhstë mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet, dhe se e drejta që prindi të vendosë vetë se cfarë ëhstë më mirë për fëmijën e tij, nuk guxon në asnjë mënyrë të bjerë ndesh me të drejtën e fëiojëve të tjerë për tu ndjerë të mbrojtur në ambientin ku mësojnë e ku kalojnë pjesën më të madhe të ditës.
