Maqedoni
Paralajmërimet për padi ndaj gazetarëve, ASHMAA: Të respektohet e liria e shprehjes
25.08.2019 15:54
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele u bën thirrje politikanëve të përmbahen nga paditë....

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele u bën thirrje politikanëve të përmbahen nga paditë mbi mediat dhe të mos cënojnë lirinë e shprehjes. ASHMAA i ka cilwsuar paralajmërimet për padi, si presion direkt mbi punën e mediave, veçanërisht kur njoftojnë për tema me interes të lartë për publikun.
“Mediat janë rojtarë të interesit publik dhe kreatorë të ndërgjegjes publike dhe për këtë, në interes të publikut, duhet të publikojnë informata të përgjithshme dhe të verifikuara. Siç është thënë në deklaratën për lirinë e debatit politik në media në Këshillin e Europës, “e drejta e lirisë së shprehjes bartë me vete përgjegjësi dhe obligime për të cilat të punësuarit në media duhet të kenë llogari”, thuhet në komunikatën e Agjencisë. Agjencia vazhdimisht apelon së pari të shfrytëzohet e drejta e përmirësimit apo përgjigje në vend që direkisht t’i drejtohen padisë kundër gazetarëve apo mediave.
SHGM dhe KEM: Politikanët kujdes me paditë, mediat kujdes etikën
Një ditë më parë edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Media vlerësuan se funksionarët publik duhet të përmbahen nga aktpaditë ndaj gazetarëve. Por nga këto shoqata rikujtojnë se rruga drejt profesionalizimit në media duhet të rregullohet përmes organeve vetërregulluese. Në përputhje me praktikën e mirë të vendeve evropiane, toleranca tek politikanët duhet të jetë më e madhe dhe ata duhet të vendosin shembull për shfrytëzimin cilësor të mekanizmave dhe organeve vetërregulluese.
SHGM dhe KEMM u bënë megjithatë apel mediave t’u përmbahen standardeve profesionale të raportimit duke publikuar informacione të sakta dhe të kontrolluara, të respektojnë standardet profesionale dhe etike, për shkak se shkelja e këtyre standardeve nuk është në interesin e askujt, dhe as më pak në besimin e mediave.
SEMRA AJETI
