Maqedoni

Rasti “Zhvatja”, LSDM: Askush nuk mund të amnestohet

25.08.2019 16:42

Pas publikimit të dokumenteve nga dëshmia e dhënë në prokurori nga i dëmtuari në rastin " Zhvatja"...

Pas publikimit të dokumenteve nga dëshmia e dhënë në prokurori nga i dëmtuari në rastin "Zhvatja", nga LSDM mbeten të prerë se asnjë nga funksionarët e kësaj partie nuk janë të involvuar në këtë rast. Thonë se do të jenë të pakompromis ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa marrë parasysh për kënd bëhet fjalë, nëse është person qeveritar i LSDM-së, udhëheqës apo person tjetër, ligji do të vlejë për të gjithë njësoj. 
 
“Sipas njohurive tona, nuk ka të përzier funksionar të LSDM-së. Nuk ka hapsirë për askënd të jetë i amnestuar  vetëm për atë që është në funksion nga LSDM apo në qeverinë që është e udhëhequr nga LSDM. Mbesim të përkushtuar në atë që gjyqësori deh prokuroria ti përdorin të gjitha mjetet për kënd do qoftë funksionar të LSDM-ë”, tha Goran Sugareski nga LSDM
 
VMRO –DPMNE: Të merren në pyetje të gjithë të involvuarit
 
VMRO-DPMNE këmbëngul që për rastin 'Zhatja" të merren në pyetje në prokurori të gjithë të involvuarit. Opozita maqedonase kërkon mbajtjen e zgjdhjeve të parakohshme parlamentare me qëllim që siç thonë ata, Maqedonia e Veriut të rindërtohet dhe të del nga kriza.
 
“Plot katër mujar Vilma Ruskovska ka pasur deklaratën e të dëmtuarit  dhe nuk ka pasur guxim ti thëras në bisedë as Zaevin as Sheqerinskën as Remenskën po edhe as djalin e Janevës. Kërkojmë menjëherë të thirren dhe të deklarojnë të gjithë të involvuarit në rastin Reket. Zoran  Zaev është në fund të karrierës politike. Përgjegjësi duhet të ketë patjetër për të gjithë dhe nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare  që do të sillnin rindërtim të Maqedonisë”, tha Petar Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
 
VMRO-DPMNE thotë se hetimi për rastin "Zhatja" po realizohet me shumë mjegulla dhe në mënyrë  joprofesionale. Sipas tyre në zbardhjen e rastit po ndihmon dukshëm zëri I opinionit i cili kërkon hetim dhe përfundim sa më të shpejt. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU