Maqedoni
Fati i Speciales, sytë nga grupet e punës, LSDM: Shpresojmë në kompromis me opozitën
25.08.2019 17:30
Fillimi i kësaj jave, është shanci i fundit për dakordim rreth ligjit të ri për prokurorinë Themelore...

Fillimi i kësaj jave, është shanci i fundit për dakordim rreth ligjit të ri për prokurorinë Themelore, që të martën duhet të dalë para deputetëve. Pritet që grupet e punës të ulen edhe një herë në tryezë, për të vendosur. Pika më e nxehtë padyshim që është fati i PSP-së, që synohet të zgjidhet përmes ligjit për prokurorinë themelore. Ligji kalon vetëm me shumicën e dy të tretave . LSDM është optimiste se do të arrihet kompromisi me opozitën sepse ky ligj sipas tyre ka të bëjë me funksionin e drejtësisë në vend , që I intereson edhe opozitës.
"LSDM ka insistuar në periudhën e kaluar që të arrihet marrëveshje e gjithcka që kemi bërë është pikërisht në drejtim të sjelljes së ligjit për Prokurori Publike. Nga ana jonë do të bëjmë gjithcka që duhet e shpresojmë që edhe nga ana e tyre do të bëhet e njejta. Edhe kryeministri tha se shumica e propozimeve që janë dhënë nga VMRO-DPMNE –ja opozitare, janë të inkorporuar në propozim ligj”, tha Goran Sugareski nga LSDM
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, VMRO-DPMNE: Dyshojmë në sinqeritetin e qeverisë
Opozita maqedonase kërkon nga LSDM të jetë serioze dhe të gjendet zgjidhje për ligjin për Porkurori Publike në pajtim me principin e sundimit të ligjit. Por, sipas VMRO-DPMNE-së situata me të dyshuarit e funskionarëve të LSDM-së në aferën e fundit, nuk lë përshtypjen se janë të gatshëm për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Pyetja është se sa I gatshëm është pushteti të miratojë ligj të vërtetë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përderisa është I kapur në skandalet më krimogjene dhe të korruptuara, ku janë përfshirë maja e mafias shtetërore, respektivisht pushteti ekzekutiv. Pres seriozitet dhe kuptim të momentit dhe kohës për miratimin e këtij ligjit”, tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE
Propozim ligji për Prokurori Publike është vënë në axhendën e parlamentit për me 27 gusht si ligj me flamur europian dhe pritet të miratohet me procedurë të shpejtë. Propizim ligji qeveritar për Prokurori Publike parasheh inkorporimin e PSP-së në Prokurorinë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Fati I PSP-së llogaritet si çëshje që nëse nuk zgjidhet, do ta pengonte në vendimin për dhënien e datës për bisedime me BE-në në muajin tetor.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
