Maqedoni

Ri-asfaltohet rruga rajonale Gostivar – Sërmnovë

25.08.2019 18:20

Në prani të banorëve të vendbanimeve të Malësisë së Gostivarit, u inaugurua rruga e riasfaltuar rajonale Gostivar – Sërmnovë....

Krahas asfaltimit Ndërmarrja do të realizon ndërtimin e barrierave mbojtëse përgjatë rrugës, sinjalizimi horizontal, si dhe do të angazhohen punëtorë për mirëmbajtjen e aksit rrogur.
 
“Kjo rrugë është ndërtuar me mjete të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, por duhet të përmend që në zgjërimin e rrugës kanë dhënë kontributin e tyre edhe mërgimtarët e organizuar nga Shoqata e Diasporës “Sërmnova”. Faza e dytë e projektin na kushtoi 20 milion denarë”, theksoi drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti.  
 
“Në emër të Shoqatës së Diasporës “Sërmnova”, faleminderoj pjesëmarrësit në inaugurimin e rrugës në gjatësi prej afro 5 kilometra, dhe besoj që drejtori do ta mban premtimin dhe do të bëhet asfaltimi i rrugës së ngelur prej 2 kilometrave. Zgjerimi i rrugës nga fshati Llakavicë deri në fshatin Sërmnovë ka kushtuar 200 mijë euro dhe mjetet janë grumbulluar nga banorët dhe mërgimtarët e fshatit. Faleminderim edhe për firmën “IM – Beton” që na ndihmoi në tamponimin e pjesës së zgjeruar të rrugës”, potencoi Florim Beqiri nga Shoqata “Sërmnova”.
 
Të pranishën në këtë inaugurim ishin edhe funksionarë të lartë të BDI-së.
 
“Këto investime bëhen nga taksat që paguhen nga qytetarët dhe duhet të ndërtohen me kualitet të lartë. Duhet të jenë më të qëndrueshme dhe rezistente. Prandaj, i thash edhe drejtorit që të ndërtohen anësore mbrojtëse përgjatë kësaj rruge që e promovuam sot me qëllim që të mund tu rezistojë të rreshurave atmosferike dhe vërshimeve eventuale. Këtu janë solidarizuar edhe mërgimtarët tanë sepse i ndjejnë pjesë të vete këto hapësira, prandaj e përshëndes përkushtimin e tyre ndaj vendlindjes”, tha në prononcim për mediat, lideri I BDI-së Ahmeti.
 
Projekti u realizua në dy faza. Në fazën e parë u realizua asfaltimi i rrugës nga Turçani i madh deri në Llakavicë, kurse në fazën e dytë u asfaltua pjesa nga fshati Llakavicë deri në afërsi të fshatit Sërmnovë. I tërë projekti do të përmbyllet me realizimin e dy kilometrave të fundit që sipas premtimit të drejtorit të np “Rruhgët e Maqedonisë”, do të bëhen shumë shpejt