Botë
Spanjë, përplaset avioni me helikopterin, 5 të vdekur
25.08.2019 18:54
Një avion i vogël dhe një helikopter u përplasën në ajër duke shkaktuar vdekjen e 5 personave....

Përplasja ndodhi në afërsi të Incas, në veri të ishullit të njohur turistik në brigjet e Spanjës. Mediat spanjolle raportojnë se të paktën tre pasagjerë, një çift dhe një i mitur po udhëtonin në helikopter. Dy të vdekurit e tjerë besohet se kanë qenë duke fluturuar në avionin e vogël me dy vende.
Qeveria e ishujve Balearik, të cilave i përket Majorca, konfirmoi të paktën pesë vdekje. Ekipet emergjente aritën në vendgjarje por vetëm për të nxjerrë trupat pa jetë. Shkaqet e aksidentit po hetohen.
