Botë

Drama e Amazonës, qeveria uli gjobat mjedisore, 84% më shumë zjarre

25.08.2019 19:31

Numri rekrod i zjarreve ne pyllin e Amazonës , në një koincidencë të cuditëshme korrespondon me rënien drastike të nivelit të gjobave për shkelje mjedisore....

Të dhënat zyrtare të agjencisë braziliane të mjedisit tregojnë se nga janari deri në 23 gusht janë vënë vetëm një e treta e gjobave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në një kohë kur zjarret janë shtuar me 84%.
 
Nuk është e qartë sesa prej këtyre zjarreve janë vënë qëllimisht, por kritikët e kanë akuzuar administratën e Jair Bolsonaros se i ka dhëne “dritë jeshile”, shkatërrimit të pyllit, të konsideruar si mushkëria e botës përmes pandëshkueshmërisë. Kreu i shtetit Brazilian dërgoi ushtrinë për të ndihmuar në luftën me flakët, por kjo vetëm pas presionit të shtuar ndërkombëtar. Sado që Bolsonaro nuk pranon përgjegjësi për dramën e Amazonës, fakti mbetet që ai nuk e ka fshehur përçmimin për akvitistët ambientalistë dhe e ka deklaruar hapur mbështetjen e vet për pastrimin e disa zonave të këtij pylli, me qëllimin të përdoren për bujqësi e miniera. Pylli më i madh tropikal i globit është një depozitues jetik karboni qe ngadalëson ritmin e ngrohjes globale. Ai strehon rreth 3 milionë specie bimësh e kafshësh dhe një milion banore indigjenë.