Maqedoni
Parashikimi i motit
26.08.2019 09:03
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshme, paradite me më shumë periudha të diellit...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshme, paradite me më shumë periudha të diellit, ndërsa pasdite kryesisht në pjesët veriore me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 19 gradë celcius, ndërsa gjatë pasdites temperaturat do të jenë në interval prej 23 deri 35 gradë celcius.
Në Shkup, paradite mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite me kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Temperatura do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.
Nesër moti pritet të jetë i ndryshueshëm, ndërsa prej të mërkurën sërish do të kthehen temperaturat e larta.
