Maqedoni
Protesta të dhunshme në Hong Kong, 36 të arrestuar, policia qëllon me armë
26.08.2019 11:52
Në Hong Kong kanë vijuar të dhunshme protestat anti-qeveritare....

Policia njoftoi arrestimin e 36 protestuesve, pas përleshjeve të ashpra me forcat e rendit.
Mes të arrestuarve ka edhe të mitur, ndër të cilët më i riu është një 12-vjeçar.
Veç gazit lotsjellës për të shpërndarë manifestuesit, gjatë protestës u dëgjuan edhe të shtëna armësh nga policia.
Megjithatë nga përplasjet nuk ka pasur të plagosur.
Forcat e rendit thanë se u detyruan të qëllojnë në ajër, pasi në disa raste u rrezikua jeta e tyre.
Kjo ishte fundjava e 12 e protestave kundër ligjit që lejon ekstradimin e të burgosurve drejt Kinës, që sipas protestuesve shkel të drejtat e njeriut./Tv Klan
