Maqedoni
Universiteti i Tetovës, filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve
26.08.2019 14:54
Universiteti i Tetovës , sot ka hapur dyert për regjistrim të studentëve të rinjë për vitin akademik 2019-2020....

Afati i parë i regjistrimin në UT do jetë i hapur deri të premten. Në këtë vit akademik do të kenë mundësi të regjistrohen mbi 2000 student në 60 programet studimore dhe 30 fakultet të Universitetit të Tetovës. Sipas prorektorit për arsim, Reshat Qaili, interesimi i studentëve për tu regjistruar në UT është i madh, pasi kjo është dëshmuar në aplikacioni online.
"Dita e sotme dhe deri të premten, vijon afati i parë i regjistrimit të studentëve të gjeneratës së re. në bazë të konkursit që është shpallur, për muajin korrik, për këtë vit, në UT parashihet regjistrimi i 2000 studentëve në gjashtëdhjetë programe studimore, apo në 30 fakultete. Në bazë të konkursit të shpallur tani, pra dy muaj më herët, ne kemi vërejtur se përmes formës onlinë, eksiston interesim i madh për regjistruar në universitetin tonë. Edhe në ditën e sotme, shihet që prej orëve të para mjaftë kandidatë janë të interesuar për tu regjistruar në universitetin tonë. Dua të theksoj se, rezultatet preliminare do dalin sot një javë, pra të hënën e ardhshm", tha Reshad Qahili, prorektor për arsim.
Studentët që nuk do arrin të regjistrohen në këtë afat, këtë do të kenë mundësi ta bëjnë në afatin e dytë, i cili do të hapet në 10 shtator dhe do përfundoj me 13 shtator.
