Maqedoni

Pendarovski: Zgjerimi i BE-së, me të gjitha vendet e ballkanit

26.08.2019 15:50

Kreu i shtetit Stevo Pendarovski vlerëson se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria....

Kreu i shtetit Stevo Pendarovski vlerëson se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të përkushtohen shumë që ti bindin anëtaret e BE-së se janë të gatshme për antarësim në Union. Në fjalimin në Këshillin Vjetor të ambasadorëve që këtë vit i kushtohet përspektivës evropiane të vendit, Pendarovski tha se vendi duhet patjetër ta shfrytëzojmë konstelacionin e  favorshëm aktual në Parlamentin Europian dhe njerëzit që mbështesin zgjerimin  dhe që e dinë se sa është i rëndësishëm është për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor përfshirja e të gjitha vendeve. 
 
"Në parim duhet të jemi për zgjerim me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Unë në disa takime muajt e fundit insistoj që edhe Bosnjë Hercegovina të mos harrohet sepse është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor edhe pse neve nuk na duket kështu", tha presidenti i RMV Stevo Pendarovski.
 
Dimitrov: Suksesi i çdo vendi, sukses për rajonin
 
Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, thotë se për një dinamikë positive duhet angazhimi I sinqetë I cdo shteti, sepse suksesi i çdo vendi vec e vec, u ndihmon të gjitha vendeve të tjera
 
“Vizioni ynë për rajonin është të ecim të gjithë përpara, skenari më i mirë është dy nga dy, megjithatë presim mirëkuptim dhe mbështetje nga vendet fqinje sepse nënkuptohet që dy është më mirë se një, dhe një është më mirë se zero", tha Nikolla Dimitrov, ministër i punëve të jashtme.
 
Mardhëniet Prishtinë Beograd, Pendarovski: Jo çdo zgjidhje e përshtatshme për ne
 
Presidenti Pendarovski megjithatë thotë se vendimet e vendeve të tjera të ballkanit ndikojnë në gjithë rajonin. Përmendi se marëveshja me Bullgarinë u arrit lehtë, por implementimi I saj nuk po shkon aq lehtë sa duhet për shkak të ndërhyrjeve politike. U ndal specifikisht  edhe në mardhënet Prishtinë Beograd duke potencuar se jo çdo zgjidhje mes tyre  do të jetë e përshtatshme edhe për vendet e tjera. 
 
"Jo çdo zgjidhje midis Beogradit dhe Prishtinës, sidomos ajo që nënkupton ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është e mirë edhe për rajonin. D.m.th të gjithë ne duhet ta mbështesim tezën-pika e parë për çfarëdo zgjidhje të merren vesh dhe e dyta kjo zgjidhje duhet të kontribuojë në sigurinë rajonale, dhe jo ta lëkund sigurinë dhe stabiltetin rajonal", tha Pendarovski.
 
Lidhur me anëtarësimin e vendit në NATO Pendarovski  është optimist për dhjetorin. Sipas tij gjërat po shkojnë sipas planifikimeve dhe sqaroi se se pritet vetëm formimi i qeverisë në Spanjë që procedura të përfundojë në tërësi. 
 
AMIR DURAKU