Maqedoni

Rasti “Zhvatja” Zhbogar: Test për kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor; BE mbështet procesuimin e shpejtë të rastit

26.08.2019 16:07

Zbardhja e shpejtë e rastit Zhvatja, eshte test për drejtësinë e vendit, ka deklaruar mes tjerash ambasadori i BE-se Samuel Zhbogar...

Zbardhja e shpejtë e rastit Zhvatja, eshte test për drejtësinë  e vendit, ka deklaruar mes tjerash ambasadori i BE-se Samuel Zhbogar, sipas të cilit  gjykakat duhet të shfrytëzojnë rastin  për një hetim të shpejtë dhe jo selektiv duke gjetur  forcën për t’ju bërë ballë të gjitha presioneve pavarësisht nga vijnë ato.
 
Ambasadori Zhbogar vlerësoi se rasti Zhvatja  është transformuar në një shou televiziv, ku lajmet e rreme dhe vënia në pikpyetje të gjithçkaje u bënë model për vendin.
 
Ambasadori i BE-së me kritika edhe deri tek politikanët dhe retorika e tyre reciproke në raport me gjyqësorin. Përplasjet e partive dhe retorika e ashpër jo vetëm që zbeh besimin e qytetarit ndaj gjyqësorit, e njejta helmon shoqërinë të cilës  në këtëo momente i nevojitet pajtim.
 
“Procesi gjyqësor  për të cilin jemi dëshmitarë ditëve të fundit nga politikanë  si dhe nga media të vendit dhe të huaja u transformua  në një shou real. Ato u munduan që t’ia marrin rolin gjykatës e që pastaj të njejtin ta transformojnë në rolin e ‘Vëllau i madh’, duke i caktuar edhe lojtarët brenda në shtëpi, që në këtë rast është gjykata. Lajmet e rreme dhe vënia në pikëpyetje të gjithçkaje u bënë model për vendin. Secili u bë kriminel që do të thotë  se kriminelët u bënë anonimë, të gjithë janë të barabartë, të gjithë janë të njejtë”, u shpreh ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.  
 
Ambasadori Zhbogar shton se kjo është mënyra e vetme përmes së cilës qytetarët  mund ta  kthejnë sërish besimin në funksionimin e shtetit juridik dhe atij ligjor. Ai pororositi institucionet se të njejtat do të kenë mbështetjen e plotë nga ana e Bashkimit Europian në lutën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 
“Mendoj që gjyqësori  e ka kuptuar  se ndoshta e ka shancin e fundit që sërish të ngrisë besimin  tek qytetarët, edhe atë përmes një hetimi të pavarur  të shpejtë dhe të plotë lidhur me procesuimin  për rastin Zhatja, si dhe ë gjitha rsteve të tjer hetuese të ngritura nga ana e PSP-së. Gjkatat duhet të gjejnë mundësinë që tju bëjnë ballë të gjitha presinev  pavartësisht se a bëhet fjalë për presione të brendshme apo nga jasht, dhe për këtë do të kenë mbështetjen e plotë nga ana jonë”, thekoi Zhbogar.
 
Bashkimi Europian bazohet në rspektimin e rrehgullave dhe ligjeve. Cdo element i trekëndëshit “qytetar-shtet-gjyqësor”, duhet që sakt ta dijë dhe ta luajë rolin që ka, megjithëse besimi duhet të gjendet në mes, theksoi Ambasadori i BE-së Samuel  Zbogar.
 
XHANAN HALILI