Maqedoni
Tabanoc-Preshevë, nis menaxhimi i përbashkët i vendkalimit kufitar
26.08.2019 16:26
Maqedonia e Veriut dhe Serbia prej sot filluan menaxhimin e përbashkët të kontrollit kufitare dhe doganore në pikën kufitare Tabanoc/Preshevë.....

Përurimi i fillimit të kontrollit të përbashkët u bë nga Kryeministrat Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq, si dhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve për menaxhim kufitar dhe doganor të dy vendeve. Pika e përbashkët kufitare shënoi edhe fillimin e vizitës së kryeministres serbe Bëranabiç në Shkup. Ndërsa dy kryeminsitrat në pres konferencën e përbashkët në qeverinë e Maqedonisë së Veriut vlerësuan se menaxhimi i përbashkët i pikës kufitare Tabanoc/Preshevë paraqet një hap shum të rëndësishëm jo vetëm për dy vendet por edhe për rajonin.
"Ne jemi dy vende fqinje mike, nuk kemi çëstje të hapura, jemi të përkushtuar sëbashku në përparimin e bashkëpunimit rajonal, sëbashku punojmë në përpshpejtimin e integrimeve në BE të tër rajonit tone, në bazë të meritave dhe rezultateve individuale për secilin vend ndaras", tha Zoran Zaev, Kryemisnitër I RMV-së.
"Përveç pikes së përbashkët kufitare ne sot kemmi nënshkruar tri marrveshje të rëndësishme, të cilat do të mundësojnë në të ardhmen të rritet shkëmbymi tregtar. Për mua është e rëndësishme që të rrisin konkurrencën, pagat dhe standardin jetësor. Të fokusohemi më shumë në digjitalizimin e shërbimeve. Porosia jonë është që të kalojmë nga barrierat në treg të lirë”, tha Ana Bërnabiq, Kryeminsite e Serbis.
Bërnabiq njëherit theksoi se Serbia, si vend që është në proces të integrimit, e mbështet rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt eurointegrimeve dhe hapjen e negociatave për anëtarësim. Poashtu Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq i ka kërkuar homologut të saj Zaev që ta bind Kosovën për heqjen e taksës 100%, për të cilën ka thënë se e ka dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme rajonin.
Ndërkohë, Zaev e ka përsëritur qëndrimin se vendosja e taksave është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me bashkëpunimin rajonal, sipas Procesit të Berlinit. Poashtu Zaev ka inkurajuar Serbinë dhe Kosovën që të gjejnë zgjidhje përmes dialogut. Sa i përket çështjes së mos ekstradimit të Tomor Morinës në Serbi, Zaev tha se bëhet fjalë për vendim gjyqësorë.
GYLTENE SINANI
