Maqedoni

Rasti "Monstra", Fetai: Do të dëshmojë edhe Kryeministri Zaev

26.08.2019 16:35

Prokurorja speciale Fatime Fetai do të ftojë Kryeministrin Zoran Zaev të dëshmojë në rastin "Monsta"...

Prokurorja speciale Fatime Fetai do të ftojë Kryeministrin Zoran Zaev të dëshmojë në rastin "Monsta", kjo pasi familjarët e viktimave theksojnë se kanë marrë premtim nga Zaev se do të kuptohet e vërteta për vrasjen e pesfishtë. Gjatë sencës së sotme gjyqësore u njoftua se prokuroria speciale i ka dorëzuar trupit gjykues transkriptat nga bisedat telefonike dhe SMS porositë që kanë të bëjnë me këtë rast, të cilat janë burim i të ashtuquajturave bombat që i dorëzoi LSDM.
 
Siç u dakorduan trupi gjykues,prokuroria dhe mbrojtja në seancën e caktuar më 5 shtatorë përfundimisht do të fillojnë të shpalosen bisedat e përgjuara dhe SMS porositë, të cilat siç u theksua do të dëgjohen në prezencë të publikut. Gjatë sencës, Prokurorja Fetai tha se janë dorëzuar të gjitha dëshmitë që i posedojnë ndërsa theksoi se do të parashtrojë si dëshmi edhe të dhena që i janë dërguar në telefonin e sajë privat që kanë të bëjnë me rastin. Familjarët e viktimave ndërkohë theksuan se do të thërrasin në dëshmi edhe gjykatësin i cili cili gjykoi për herë të parë rastin,aktvendimin e të cilit e hodhi posht Gjykata supreme. 
 
Deri tek trupi gjykues, vërejtje adresoi i akuzuari Fejzi Aziri i cili është në burgun e Shtipit. Ai njoftoi se gjatë transportit të tij deri në Shkup, një punonjës policie nga burgu i Shtipit e ka torturuar dhe kërcënuar dhe si pasojë e kësaj prangat e shtrënguara me duar pas për rreth 3 orë rrugë I kanë shkaktuar lëndime të dukshme në duar. Vërejtjen e till, trupi gjykues tha se do tia adresojë Drjetorisë së burgut. Në rastin Monstra akuzohen Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri, Sami Luta dhe Alil Demiri.
 
FLORA LATIFI TOPOJANI