Maqedoni
Ligji për PSP-në, Kocijançiç: Besojmë në institucione, jo në individë
26.08.2019 16:53
Komisioni Europian konsideron se marëveshja për zëvendësimin e prokurores speciale Katica Janeva...

Komisioni Europian konsideron se marëveshja për zëvendësimin e prokurores speciale Katica Janeva konform procedurës ligjore për shkarkim dhe emërim, është çështje me të cilën duhet të merren vesh subjektet politike në Maqedoninë e Veriut, dhe se Komisioni Europian nuk ka kurfarrë roli në këtë proces, ka deklaruar për MIA-n, zëdhënësja e KE-së Maja Kociançiq.
Ligji për PSP-në u miratua nga Parlamenti i cili u mbështet me shumicë votash nga të gjitha partitë politike parlamentare, ka thënë Kociancic.
“Themelimi i Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoninë e Veriut ishte pjesë e marrëveshjes së Përzhinos, mes të gjitha partive politike kryesore në vend” Kuvendi e miratoi ligjin me të cilin u themelua PSP dhe e emëroi Katica Janevën në funksionin e kryeprokurores speciale. Zëvendësi ose zëvendësja e saj do të emërohet sipas ligjeve relevante në Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimi Evropian nuk ka pasur dhe nuk ka kurrfarë roli në këtë proces”, u shpreh zëdhënësja e KE-së, Maja Kociançiq.
Nga Komisioni Evropian nuk kanë komentuar lidhur me detajet e negociatave mes pushtetit dhe opozitës për të ardhmen e PSP-së, madje as për rastin “Zhvatja” Komisioni Evropian nuk beson në individë por në institucione, ka thënë Kociancic, sipas së cilës për Brukselin dhe vendet anëtare të BE-së, e rëndësishme është hetim i shpejtë, efikas dhe transparent i rastit.
“Fakti që Katica Janeva është e komprometuar nuk do të thotë se tërë institucioni është i tillë”, Presim hetim të paanshëm dhe zgjidhje për PSP-në e cila do të mundësojë të kthehet besimi në gjyqësi dhe në shtetin juridik në vend”, theksoi Kociançiq.
Diplomatët nga Brukseli si dhe përfqësuesit e lartë të Komisionit Europian shpresojnë që autoritetet gjyqësore të bëjnë hetim për zbardhje të shpejtë të rastit Zhvatja nga e cila varet edhe vendimi për marrjen e dates për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian të paraparë për në muajin tetor.
GAZMEND REXHEPI
