Maqedoni
Shkupi përkujton Nënë Terezën, 109 vjetori i lindjes së shenjtores shqiptare
26.08.2019 17:11
Shkupi ka shënuar sot 109 vjetorin e lindjes së shenjtores shqiptare, humanists së madhe dhe nënës së të gjithë të varfërve të botës, nënë Terezës...

Para përmendores së saj në shtëpinë muze dhe në pllakkën që përkujton se ku ka lindur e jetuar nënë tereza gjatë fëmijërisë dhe rinisë së saj, u vendosën tufa lulesh nga personalitetet politike, përfaqësuesit e Institutit të trashëgimisë kulturore sdhe shpirtërore të shqiptarëve dhe shoqata të ndyshme joqeveritare.
Me këtë rast u potencuan lufta institucionale për të mos lejuar tjetërsimin e një figure kaq të rëndësishme për popullin shqiptar.
“I përcojmë gjithë botës se Nënë Tereza është shqiptare dhe rrjedh prej një qyteti I cili është një qytet shpirtëror I popullit shqiptar. Ne gjatë gjithë kohës vecmë që 10 vite fillimisht e kemi mbrojtur këtë vend sepse këtu dëshirohej të hiqeshin rrënjët e Nënë Terezës, me atë të hiqej edhe identiteti shqiptar I saj . Ne vazhdimisht kemi trumbetuar te institucionet qeveritare bile ne kemi pas edhe aktpadi penale pikërisht për këtë që ne I kemi mbrojtë dhe kemi insituar që këtu të jetë edhe dy gjuhësia sepse këtu ka tendenca për të tjetërsuar figurën e Nënë Terezës”, u shpreh drejtori i ITKSHSHMV-së, Skender Asani.
Nga BDI këmbëngulin që sa më shpejt në pllakën para shtëpisë muze, të respektohet edhe përdorimi i gjuhës shqipe, jo vetëm për të respektuar ligjin për gjuhët, por edhe për të shuar cdo përpjekje eventuale për tjetërsimin e identitetit të shenjtores shqiptare..
“Territori ku jemi ktu është me gjuhë shqipe të plotë në përdorim zyrtar prandaj cdo gjë që shifet ktu dhe është publike duhet të reflektojë edhe ligjin për përdorimin e gjuhëve. Në qoftëse nuk bëhet atëher me miratimin e ligjit për inspektorat gjithsesi se do ketë gjoba edhe për mos përdorimin e gjuhës”, theksoi deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
Për VMRO-DPMNE-në, e cila gjithashtu nderoi sot nënë Terezën, veprat e humanists shqiptare janë motivim për bashkëjetesë në RMV.
“Ajo e ka prejardhjen prej këtu, këtu ka lindur, është qytetare nderi e Qytetit të Shkupit dhe është humaniste e treguar në të gjithë botën dhe veprat e saja duhet të jenë motiv që të jemi sa më shumë humanitar, qëtë kemi bashkëjetesë më të mirë në qytetin tonë”, shprehen nga VMRO-DPMNE.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu lindi në Shkup më 26 Gusht 1910. Në vitin 1979 ajo u shpërblye me çmimin Nobel për Paqen ndërsa në 19 Tetor 2003 ajo u shenjtërua nga Vatikani.
Nënë Tereza ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, birësoi 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë.
Por gjatë gjithë rrugës së saj misionare, asnjëherë nuk e harroi kombin të cilit I përkiste dhe cdo herë me mburrje thoshte se me gjak, ishte shqiptare.
SEMRA AJETI
