Këshilli i Prokurorëve: Të marten mbledhje për Katica Janevën
Statusi i Katica Janeës nesër do të Gjendet Para Këshillit të Prokurorëve...

Siç bëjnë të ditur nga këshilli për të marten në Orën 11 është caktuar mbajtja e Seancës për Shkarkimin e shefes së PSP-së.
Për shkak të fshehtësisë së hetimit për çështjen “ZHVATJE, kryetari i Këshillit të Prokurorëve Kole Sterjev thotë se seanca do të jetë e mbyllur për opinionin.
Sterjev pohon se Këshilli nuk mund të emërojë kryetarin e detyrës së Prokurorisë Publike Speciale, por që nesër me 10 anëtarët e tjerë, ata do të diskutojnë si për ligjin për ndjekjen publike, ashtu edhe për ligjin për PSP-NË.
"Sipas rregulloreve, Këshilli i Prokurorëve Publik në këtë kohë nuk mund të shkarkojë Katica Janeva, por mund të fillojë procedurën për shkarkimin e saj për sjellje joprofesionale dhe të pamatur. Procedura do të vazhdojë më pas në Kuvend. Kur dhe në çfarë kushtesh do të zgjidhet pasardhësi i Janeva ne do të vendosim së bashku me anëtarët e tjerë të Këshillit të Prokurorëve Publikë në seancën e nesërme” thotë Kole Steriev.
Seanca vjen pasi Prokuroria për Ndjekje të Krimit dhe Korupcionit deri tek Këshilli Prokurorëve ka dorëzuar dokumentet e nevojshme për veprimet e ndërrmara lidhur me rastin “ZHVATJE” dy ditë pas shqiptimit të masës së paraburgimit për Katica Janevën. ndërkohë, Orce Kamçev në mëngjes ka dhënë deklaratë në prokurori si dëshmitare në çështjen "ZHVATJE", por nuk ka detaje nëse dëshmia e sotme ka implikime të reja në të gjithë çështjen.
Prokuroria vazhdon hetimin dhe për atë se si arriti deri tek opinioni deklarata e Kamcevit e dhënë më 2 maj të këtij viti kur dhe ka filluar hetimi i rastit ZHVATJE.
GAZMEND REXHEPI
