Maqedoni

SHGM: jo ligj por vetë-rregullim për portalet

26.08.2019 18:13

Shoqata e Gazetarëve kërkon vetë-rregullimin e portaleve...

Ky qëndrim i  SHGM-së vjen pas paralajmërimeve të kryeministrit Zaev dhe disa ministrave për padi ndaj disa mediave nën akuzën për lajme të rreme. Por SHGM vlerëson se ligji nuk do të ishte zgjidhja për zhdukjen e këtij fenomeni, dhe zgjidhjen e sheh te vetë-rregullimi.
 
“Në një shtet ku ligjet dhe implementimi i tij është mjaftë i dobët, nuk mendojmë se ndonjë ligj i ri mund të ndihmojë. Askush askujt nuk mund të ia merr të drejtën që të denoncojë. Në kohën kur reformat në media janë absolutisht të dobëta, mendoj se denoncimet nuk janë zgjidhje, ne kemi shumë punë tjera me të cilat duhet të luftojmë në aspekt se si të profesionalizohet portalet”, u shpreh Katerina Sinadinovska nga Këshilli i etikës në Media. 
 
“Ne dëshirojmë ta ndjekim shembullin e demokracive liberale të cilat nuk duan rregullim në këtë sferë, jo vetëm për shkak të rrezikut për larine e shprehejes pore dhe për shkak të asaj se është tejet e vështirë të rregullohet ai oqean informatash. Për këtë arsye tentojmë ta rregullojmë këtë çështje me vetë-rregullim të fortë ku do të dallohen mediat profesionale dhe ata joprofesionale. Kur këto të ndahen, kur këtë gjë do e kenë të qartë edhe bizneset, besoni se atëherë mediat do të tregohen ambicioz për kyçjen tek media profesionale”, theksoi Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski. 
 
Në të njëjtën kohë SHGM , KEM dhe OE apelojnë që mediat t’i respektojnë standardet profesionale gjatë raportimit, duke publikuar informata të sakta dhe të kontrolluara, duke ndjekur interesin publik, dhe jo në favor të narrativeve propaganduese.
 
Ata kërkojmë që mediat të përpiqen të respektojnë standardet më të larta etike, sepse shkelja e tyre nuk është në interes të askujt, dhe më së paku në favor të besimit në mediat.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU