Kulturë

Përjvetori i lindjes së Nënë Terezës, vlerat shqiptare, vlerë për të gjithë botën; Përurohet vëllimi “Nëna Terezë në 7 shpalime”

26.08.2019 18:41

26 gushti , përvjetori i 109 i lindjes së shenjtores shqiptarem nënë Terezës, mblodhi në Shkup figura të njohura politike, diplomatike dhe kombëtare...

Të gjithë me një mesazh, të mos harrohet kontributi i njohur botërisht i Gonxhe Bojaxhiut dhe të mos lejohet që vlerat shqiptare të përvetësohen nga të tjerët. 
 
“Ne na bënë shumë krenarë Nëna Tereze, pikërisht se është me origjinë nga Kosova, në Shkupin ku kanë vepruar figura dhe personalitete më të mëdha shqiptare prej Andrea dhe Pjetër Bogdanit, Gjon Sereqit, Idriz Seferit, Hasan Prishtinës e shumë të tjerëve deri te Nëna Terezë dhe këtu ndihemi shumë komod. Edhe pse këtu shpeshherë shqiptarëve u bëhet me hile, mirëpo  tash e tutje shpresoj se ne do të jemi zë në vete”, u shpreh ambasadori i Kosovës Gjergj Dedaj.
 
“Me këto vepra kapitale kushtuar figures së Nënë Terezës na hapet një vision i ri për të shikuar botën ashtu siç e kishte parë Nënbë Tereza. Vepra si këto na shtojnë përkushtimin tonë për të vazhduar të jemi të kthyer kah Perendimi”, theksoi familjari i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina.   
 
“100 vite më parë me flamur kombëtar ka dalur nga ajo derë ish kishtari i Krishtit, i ndjeri Kole Lazë Bojaxhiu me flamur kombëtar dhe sot pas 100 vjetësh nenuk kemi flamurin kombëtar atje në atë shtëpi historike”, theksoi Edita Jorgani.
 
Me rastin e këtij përvjetori në hapësirat e ITKSH-së u promovua edhe kompleti i librave “Nëna Terezë në shtatë shpalime”, një punë dy dekadëshe e autorit Kosovar Anton Nikë Berisha.
 
Autori thotë se inspirimin për të shkruar këto libra përveç veprave të Nënës Terezë, e gjeti edhe te ajo se shqiptarët shumë pak njohin veprimtarinë e madhe të Nënë Terezës.
 
Ai shpalosi edhe një moment shumë të veçantë nga jeta e Nenë Terezës, letrën që ajo i kishte dërguar Vatikanit. 
 
“Kjo në këtë letër që është një thesar është barazi me gjithë atë dhe me gjithë ato libra, ehe pse letra është e botuar në liër. Në këtë letër thotë “Unë kam lindur në Jugosllavi dhe jam me origjinë shqipta re. Këtë Vatikani nuk ja kërkon. Motra e Kishë në atë çast që merr një emër tjetër, ajo më nuk ka as komb as kurgjë, ka vetëm punën që bën. Por, Vatikanit ti thotë unë jam shqiptare”, u shpreh autori i librit Anton Nikë Berisha.
 
Krijuesit tjerë çmuan lart punën e Aton Berishës, duke thënë se këto libra nuk ngjasojnë aspas me botimet e më hershme të autorëve të ndryshëm. 
 
“Në këtë dukshmëri ngjarjesh dhe ndodhishë në rrugëtimin e Nënës Tereze ajo vjen në këto shtatë shpalime si triumfuese e jetës, ajo vjen falë përkushtimit të pandërprerë të Anton Nikë Berishës i cili me konsekuencën intelektuale ka pasqyruar në pasqyrimin sa më objektiv dhe më afrues në dedikim të lexuesit”, theksoi shkrimtari Nexhat Rexha.
 
“Përkushtimi tematik i Anton Nikë Berishës për të krijuar fabulat e tij narative sa më interesante nxjerr në pah figurën e Nënë Terezës në një dimension më kompleks dhe përtej konturave të ngushta biografike që i kishin imponuar autorët e ndryshëm të cilët nuk kishin pasur kreativitetin krijues e psikologjik të profesor Berishës”, u shpreh publicisti Emin Azemi.
 
Publicistët shpresojnë që këto libra të jenë inspirim për gjeneratat e reja që ato edhe me tej të hulumtojnë jetën dhe veprën e Nënë Terezës. 
 
ERSAN PAJAZITI