Botë

Kosovë: Zgjedhjet parlamentare më 6 tetor

26.08.2019 19:55

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, solli vendim që më 6 tetor të mbahen zgjedhjet e parakohshme...

Në vendimin dërguar mediave, të nënshkruar nga presidenti Thaçi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve udhëzohet që t’i ndërmarrë tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, nё përputhje me legjislacionin nё fuqi.

Vendimi pason shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, më 22 gusht, gati një muaj pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeminstrit të Kosovës.