Botë

Indonezia: Do të zhvendos kryeqytetin

26.08.2019 20:39

Kryeqyteti i Indonezisë do të zhvendoset në provincën Kalimantani Lindor në ishullin Borneo...

Kryeqyteti i Indonezisë do të zhvendoset në provincën Kalimantani Lindor në ishullin Borneo, tha presidenti i këtij vendi Joko Widodo.
 
Kryeqyteti aktual, Xhakarta, i cili ka mbi dhjetë milionë banorë, ndodhet në tokë moçalore.
 
Pjesë të qytetit po fundosen deri në 25 centimetra në vit dhe gati gjysma e tij tani është nën nivelin e detit.
 
Emri i kryeqytetit të ri të planifikuar nuk është bërë i ditur ende.
 
Është thënë se ai do të shtrihet në dy rajone relativisht të pazhvilluara, Kutai Kertanegara dhe Penajam Paser Utara.
 
Projekti ambicioz do të kushtojë rreth 32.7 miliardë dollarë.