Botë

Evakuohet plazhi i njohur në Barcelonë

27.08.2019 09:58

Plazhi i njohur Sant Sebastià në Barcelona u evakuua pjesërisht pasi u gjet një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore....

Ekspertët antieksplozivë e zhvendosën bombën, ku u shpërthye me sukses, tha policia, në një operacion që përfshinte edhe marinën spanjolle.
 
Pajisja u mendua se daton nga Lufta Civile Spanjolle 1936-39 dhe përmbante rreth 70 kg tritol.
 
Plazhi ku u gjet bomba është një nga më të famshmet në kryeqytetin e rajonit të Katalonjës./Ora News