Maqedoni

Sugareski - Kitanov: Me tempo të përshpejtuar për rrugët rajonale

27.08.2019 16:47

Ministria e Transportit mburret për realizim të shkëlqyer të investimeve kapitale...

Ministri Sugarevski thotë se në pjesën e gazifikimit janë realizuar 71% e investimeve të planifikuara, në infrastrukturën rrugore rreth 50%, 100% realizim në ndërtimin e banesave sociale, punohet në rreth njëzet projekte për ujësjellësin e kanalizimet në vlerë prej rreth 10 milionë euro, ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë është përforcuar, pjesa nga Kumanova deri në Bellakoc vitin e ardhshëm duhet të përfundojë.
 
Me intensitet punohet edhe në rrugët rajonale. E tillë është rruga Draçevë – Oreshan - Taor, që  rehabilitohet në gjatësi prej nëntë kilometrave, vlera e investimit është 1,7 milionë euro.
 
Ministria e Transportit dhe Ndërmarrja për Rrugë Shtetërore premtojnë intensifikim të punimeve edhe në të ardhmen.
 
“Po punohet me tempo të përforcuar përgjatë gjithë shtetit, deri në fund të këtij muaji përfundojmë me rekonstruimin e tri rrugëve rajonale, ndërsa deri në fund të shtatorit do të përfundojmë me rehabilitimin edhe të 13 akseve rrugore ose me gjatësi të përgjithshme prej rreth 150 kilometrave. Përmirësimi i gjendjes së rrugëve është me rëndësi të veçantë edhe për qytetarët edhe për kompanitë, për këtë me NP për rrugë shtetërore maksimalisht jemi të përkushtuar në realizimin e asaj që e premtuam edhe gjatë dy muajve të ardhshëm do të fillojmë me rehabilitimin e dhjetëra drejtimeve rajonale rrugore”,- tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
 
“Fillimin e tetorit do ta presim me 450 kilometra rrugë të rehabilituara. Dëshiroj të bëj një krahasim të vogël: nga viti 2007 deri në vitin 2016 në shtetin tonë ishin rehabilituar rreth 650 kilometra rrugë. Ne vetëm për një vit rehabilituam rrjetin rrugor në gjatësi prej 500 kilometrave. Këto ditë filluan thirrje të reja publike për rehabilitimin e rrugëve rajonale me gjatësi të përgjithshme prej 65 kilometrave”,- drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov.
 
GAZMEND REXHEPI