Botë

Kriza politike në Shqipëri, PD akuzon për lidhje të pushtetit me krimin

27.08.2019 18:36

Partia Demokratike ka intensifikuar takimet me faktorin ndërkombëtar në funksion të zgjidhjes së krizës politike...

Kryetari, Lulzim Basha, priti në takim nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën, Katja Leikert.
 
Pas takimit, Basha u ndal në denoncimet për kryebashkiakët socialistë me precedentë kriminale. Ai iu referua rastit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, por tha se ka informacione edhe për dhjetëra të tjerë të lidhur me krimin.
 
Sekretari i përgjithshëm demokrat, Gazment Bardhi, publikoi prova të reja se Agim Kajmaku i Vorës është arrestuar në vitin 2013 në Greqi për falsifikim parash.
 
Pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës, Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit,  i cili ka precedent kriminale.
 
Kryeministri, Edi Rama, deri tani nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë rast. 
 
LULJETA NDOKA