Ish të punësuarit në “Ohis” në protestë, kërkojnë pagesën e pagave dhe kontributeve
Ish të punësuarit në ndërmarrjen “Ohis” sot përsëri bllokuan rrugët e Shkupit për të detyruar institucionet ta mbajnë premtimin për pagesën e 24 pagave të papaguara dhe kontributeve për 16 muaj...

Ata nuk kanë marrë paga për tetë muaj nga viti 2008 dhe 16 paga nga viti 2012-2013. Deri tani, disa herë kanë protestuar para institucioneve kompetente dhe kanë pasur takim me përfaqësues qeveritarë.
Pranojnë se në llogari u janë lëshuar disa pagesa, por për pagesën e plotë të borxheve që ndërmarrja iu ka, nevojiten 3-4 milion euro.
Sipas tyre, shteti është i obliguar t’ua paguajë pagat për shkak se ka pasur kapital dominant në fabrikë.
Ata janë takuar disa herë me përfaqësues të institucioneve, por zgjidhje ende nuk ka. Sot nuk kishte paralajmërim për takime me ndonjë nga ministrat në qeveri.
