Maqedoni
BFI reagon për përmendoren mbi tokën e vakëfit
12.09.2014 17:22
BFI ka reaguar ndaj vendosjes së përmendores së vrasësit masovik, Andon Qoseto, mbi themelet e xhamisë së Jelen Kapanit. Sipas BFI-së, kjo tregon islamo-fobinë klasike të një pjese të Qeverisë...

Pavarësisht kush i ka sjellë këto përmendore, Qeveria, Qyteti i Shkupit apo Komuna Qendër, të gjitha së bashku duhet të mbajnë përgjegjësinë kolektive për vulgarizimin e disa themeleve të shenjta, por edhe për “vrasjen” e më sublimes, të drejtës së besimit e 40 për qind të popullatës.
“Ne si BFI kemi kërkuar që nga viti 2001 të na kthehet kjo pronë e shenjtë dhe për 14 vite po na sorollasin dyerve të institucioneve se kjo pronë nuk mund të kthehet, sepse tanimë aty është ndërtuar Gjykata Themelore e Shkupit dhe se ajo është e mirë e përgjithshme. Tani, me vendosjen e këtij vrasësi në emër të një ideologjie që sot po na udhëheq edhe një herë dëshmon qartë se ky Shtet i ka thënë moti lamtumirë bashkëjetesës dhe po mundohet me mish e me shpirt të nis një luftë etniko-fetare, ku të dyja palët do të numërojnë vetëm viktima, por jo edhe bereqet. Nëse një vrasës serik mund të llogaritet “e mirë e përgjithshme” sipas institucioneve të këtij Shteti, atëherë lirisht mund të themi se kjo Qeveri popullin e saj e çon drejt urrejtjes dhe ardhmërisë së këtij Shteti i ka dedikuar humbje dhe vetëshkatërrim”- thuhet në reagimin e BFI-së.
MEMEDALI JUSUFI
