Botë

Zjarret në Amazonë, qeveria e Brazilit refuzon ndihmën

27.08.2019 19:45

Qeveria e Brazilit do të refuzojë ofertën për ndihmë nga grupi i vendeve më të industrializuara prej 22 milionë dollarëve...

Qeveria e Brazilit do të refuzojë ofertën për ndihmë nga grupi i vendeve më të industrializuara prej 22 milionë dollarëve, për fikjen e zjarreve në pyjet e Amazonës.

Në samitin e  G7-s, që përfundoi të hënën, është rënë dakord për 22 ndihmë. Zyrtarët brazilianë nuk dhanë arsye për refuzimin e parave të dakorduara në samitin e G7-s, por presidenti Jair Bolsonaro e akuzoi Francën se po e trajton  Brazilit si koloni.

Qeveria braziliane këmbëngul se zjarret në Amazonë nuk janë jashtë kontrollit.

Kritikët e kanë akuzuar Bolsonaron për përkeqësimin e shpyllëzimit në Amazonë përmes retorikës antimjedisore.