Botë

Përmbytje në Spanjë, në 6 orë 9.000 vetëtima godasin Madridin

27.08.2019 20:08

Përmbytjet kanë kthyer në lumenj rrugët e Madridit në Spanjë Shërbimi Meteorologjik tha se 9,000 vetëtima u regjistruan gjatë stuhisë gjashtorëshe...

Trafiku rrugor dhe i metrosë janë çrregulluar për shkak të reshjeve të mëdha. Fluturimet u vonuan, u përmbytën  tunele dhe parkingje. pamjet tregojnë se si  uji merr me vete makinat në disa vende breshëri ishte në madhësinë e topave të  pingpongut.

Shërbimet e Urgjencës thanë se askush nuk u lëndua nga stuhia dhe se janë ndërmarrë ndërhyrje relativisht të vogla, siç është heqja e degëve nga rrugët ose në rastet e garazheve të përmbytura, bodrumeve dhe ambienteve tregtare.