Maqedoni
Parashikimi i motit
28.08.2019 09:04
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë....

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë. Në pjesën perëndimore të vendit, pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 11 deri 19 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 24 deri 37 gradë ceclius.
Në Shkup do të ketë mot me diell dhe vranësira të vogla lokale deri në mesatare dhe erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbret deri në 17, ndërsa ajo e ditës do të ngritët deri në 35 gradë.
Deri në fund të javës moti pritet të jetë stabil dhe i nxehtë.
